Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019

Mbledhja e Komisionit

, 26.05.2010 10:00

R e n d i i d i t ë s

1. Miratimi i rendit te ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të komisionit, të mbajtura më datë 28.04.2010 dhe 14.05.2010;
3. Shqyrtimi i Marrëveshjes për Kredi dhe Grant ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) I ftuar: Z. Ahmet Shala, Ministër i Ekonomisë dhe Financave;
4. Shqyrtimi i kërkesës së Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për kompenzimin e anëtarëve të Bordit dhe personelit administrativ të ARH-së, I ftuar : Z. Halit Gara, Kryesues i Bordit të ARH-së;
5. Shqyrtimi i Raportit financiar të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2009, I ftuar : Z. Avni Mazrreku, Kryesues i Bordit të AAC-së;
6. Shqyrtimi i Raportit financiar të Agjencisë Kosovare të Pronës për vitin 2009, I ftuar : Z. Scott Bowen, Drejtor Ekzekutiv i AKP-së;
7. Shqyrtimi i Raportit financiar të Zyrës Rregullatore për Ujë dhe Mbeturina për vitin 2009, I ftuar : Z. Raif Preteni, Drejtor i ZRRUM-së;
8. Shqyrtimi i Projektkodit të Drejtësisë për të Mitur me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Legjislacion de Gjyqësi, me amendamente;
9. Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ujitjen e tokave bujqësore 02/L-9 nr. 03/3362/L-198 dt. 12.3.2010 me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente;
10. Shqyrtimi i Përfundimit të Kryesisë së Kuvendit nr. 03-P-219 dt. 6 maj 2010 për nismën ligjvënëse nga Komisioni për Buxhet dhe Financa për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03-L-084 për Fondin Pensional të Kosovës;
11. Të ndryshme:
11.1. Caktimi i grupit punues për shqyrtimin e Projektligjit për Tatimin ne Pronën e Paluajtshme;
11.2. Raporti tremujor i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2010;
11.3. Raporti tremujor i Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2010;
11.4. Raporti tremujori i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2010.