Procesverbalet dhe transkriptet 2007 - 2019

Mbledhja e komisionit

, 04.10.2011 13:00

Rendi i ditës

1. Miratimi i rendit të ditës.
2. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/L-59 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-034 për shtetësinë e Kosovës, me raportin e Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, me amendamente.
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/L-53 për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, me raportin e Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, me amendamente.
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/L-63 për Hekurudhat e Kosovës me raportin e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri me amendamente.
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/L-65 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, me raportin e Komisionit funksional për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike. Qeverisje Lokale dhe Media, me amendamente.
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/L-36 për Statistikat Zyrtare në Republikën e Kosovës, me raportin e Komisionit funksional për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike. Qeverisje Lokale dhe Media, me amendamente.
7. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/L-45 për Partneritet Publiko Privat, me raportin e Komisionit funksionale për Buxhet dhe Financa, me amendamente.
8. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/L-58, për ndryshim dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politik, me raportin e Komisionit funksionale për Buxhet dhe Financa, me amendamente.
9. Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-047 për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës,
10. Të ndryshme.